Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

Shqipëria

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Kështu nga sot nafta do të shitet me 232 lekë/litri, benzina me 216 lekë/litri ndërsa gazi me 69 lekë /litër.

Bordi i bën thirrje subjekteve të zbatojnë këtë vendim, përndryshe do të përballen me pezullimin e aktivitetit.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat