Perdja e zjarrtë në Durrës, spektakël rrufesh nga ana e detit

Shqipëria

Perdja e zjarrtë në Durrës, spektakël rrufesh nga ana e detit

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Shqipëria është duke përjetuar temperatura ekstreme gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet që moti të marrë kthesë nesër, ku parashikohen shira me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Shirat do të përfshijnë kryesisht zonën qendrore dhe veri-lindore të Shqipërisë, kurse jugu do të jetë me diell edhe pse me temperatura më të ulta.

Gjatë ditës së sotme ndërkohë moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Ferizaj dhe Kaçanik të Kosovës duke përmbytur rrugët, ndërkohë që era e fortë ka shkaktuar dëmtime në biznese.

Ndërkohë, aktualisht vetëm disa kilometra larg brigjeve është duke u zhvilluar një stuhi detare me shi, erë të fortë dhe rrufe të cilat reflektohen edhe në të dhënat satelitore të agjencive të motit në Europë.

Përballë Durrësit duket të jetë formuar një “perde e zjarrtë” rrufesh, spektakël që zgjat prej disa orësh.

Duket se shirat në Kosovë dhe ajo që po ndodh në Adriatik kanë ndikuar në uljen disi të temperaturave gjatë orëve të mbrëmjes në Shqipëri.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat