Makina përplaset me një kamionçinë, 4 persona të plagosur transportohet në spita

Shqipëria

Makina përplaset me një kamionçinë, 4 persona të plagosur transportohet në spita

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht.

Gazetari i Panorama raporton në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamionçinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

Personat janë dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat