​Skafi godet për vdekje 5-vjecarin teksa lahej në det

Shqipëria

​Skafi godet për vdekje 5-vjecarin teksa lahej në det

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë ditën e sotme në zonën e Potamës. Një skaf ka përplasur një fëmijë në breg të detit. Dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë. Pritet informacion zyrtar nga Policia.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se fëmija është i moshës 7 vjeç dhe kishte ardhur me familjen për pushime nga Holanda.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat