Babai i Jonadës rrëfen minutat e tmerrit, tregon si ndodhi tragjedia

Shqipëria

Babai i Jonadës rrëfen minutat e tmerrit, tregon si ndodhi tragjedia

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:03
Bledar Avdia ka treguar se ka parë një skaf të bardhë me dy persona në bord.

Zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares Jonada Avdia, që humbi jetën tragjikisht në Potam, pas përplasjes nga skafi i drejtuar nga një ish-efektiv policie.

Sipas dëshmisë së tij Bledar Avdia ka treguar se ka parë një skaf të bardhë me dy persona në bord.

“Skafi po lundronte drejt vendit ku po lahesha me vajzën. Hyri me shpejtësi dhe më ndau mua me vajzën. Unë u zhyta nën ujë dhe skafi goditi vajzën time.

Goditja nga skafi e dëmtoi vajzën në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye në breg”, mësohet të ketë thënë Avdia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat