​Rrihen mes vete për prona, katër të arrestuar në Shqipëri

Shqipëria

​Rrihen mes vete për prona, katër të arrestuar në Shqipëri

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Mat të Shqipërisë për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68-vjeç, N. M., 60-vjeç, F. M., 24- vjeç, A. M., 24-vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M., pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat