Spiunazh, Demalia: Agjentura ruse që ka arritur deri te Trump, nuk është kaq idiote sa të çojë në Gramsh 3 karafilë

Shqipëria

Spiunazh, Demalia: Agjentura ruse që ka arritur deri te Trump, nuk është kaq idiote sa të çojë në Gramsh 3 karafilë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:58
Ilir Demalia

Analisti, Ilir Demalia, thotë se siguria kombëtare e Shqipërisë është në nivele qesharake.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia thotë se vendin tonë sot e ruan interesi që kanë SHBA dhe NATO.

Demalia: Nuk mendoj se kemi siguri kombëtare. Vetë strukturat e sigurisë kombëtare, mënyra si është përdorur siguria kombëtare, vetë politika si e ka përdorur sigurinë kombëtare tregon se jemi qesharak në këtë drejtim. Si gjithmonë gjatë historisë tonë ne na kanë mbajtur balancat e fuqive të mëdha.Deri dje ishim me Rusinë. Në '90 të gjithë ata që ishin prorusë u kthyen në proamerikanë me dy gishtat lart.

Në emër të amerikanizmit u hapën 400 portash bazat ushtarake, nuk kishte më asnjë sekret. Për të ardhur në 1997 ky hynë me gomar dhe tërhoqën në Gjadër të Lezhës MIK 21 dhe i nxorën jashtë. Në bazat ushtarake u bë deti kos, në tunelet e Shqipërisë u morën armët me mushka dhe gomerë u nxorën jashtë. Se kuptoj për çfarë sigurie kombëtare flasim sot. Kush e ruan Shqipërinë sot?  Sot e ruan interesi i SHBA-ve dhe NATO-s që është në Shqipëri.

Demalia thotë se shërbimet ruse dhe serbe kanë filtrimet e tyre në Shqipëri, madje edhe te Shërbimet Sekrete dhe figura të larta të politikës.

Demalia: A ka infiltrime ruse në politikë, po deshe edhe në media? Ke segmente që luajnë politikën ruse, për të mos thënë dhe serbe në Shqipëri. Sot ekuilibrin e mban interesi i NATO-s dhe SHBA që ka në Ballkan për të mos u zgjeruar Rusia. U pranuam në NATO me nallone. Edhe sot ku ke ushtri?

Duke mbetur te incidenti në uzinën ushtarake të Gramshit me dy shtetasit rus dhe ukrainasin, Demalia nuk e përjashton mundësinë që të jenë pjesë e agjenturës ruse, por duke pasur njohuri rreth tyre nuk beson se mund të jenë në niele kaq amatoreske.

Demalia: Këto që u kapën mund të jenë dhe agjentë por nuk besoj që agjentura ruse, e cila është problem për infiltrimin që ka bërë deri në SHBA, deri te ish-presidenti Donald Trump, të jetë kaq idiote sa të çojë atje tre karafilë, tre fëmijë, dhe të fotografojë disa baza ushtarake që nuk kanë kurrëfarë rëndësie, mbeturina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat