Goditën turistin polak në Ksamil, procedohen penalisht dy persona

Shqipëria

Goditën turistin polak në Ksamil, procedohen penalisht dy persona

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:55
Ksamil

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Sarandës pasi dhunuan një turist të huaj në zonën e Ksamilit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç, njofton policia.

Motivet e sherrit janë ende të paqarta.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat