Akuzohej se dogji gjyshe dhe nip për tu grabitur 780 mijë euro, shqiptarit i merren gjurmët e gishtave, çfarë nxorën analizat

Shqipëria

Akuzohej se dogji gjyshe dhe nip për tu grabitur 780 mijë euro, shqiptarit i merren gjurmët e gishtave, çfarë nxorën analizat

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, pasi akuzohet se në vitin 2018-të në ishullin e Aeginas ai dogji gjyshe dhe nip pasi i vrau, për t’i grabitur 780 mijë euro.

Pas arrestimit avokatët ë Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.

Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjëve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.

Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.

Megjithatë, “për të shmangur çdo dyshim”, magjistratja Donatella Frendo Dimech caktoi një ekspert të gjurmëve të gishtërinjve për të marrë gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarit gjatë seancës, për të bërë më pas një analizë krahasuese me kopjen e dërguar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015

Sipas dosjes hetimore greke viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.

Ndërkohë, gjatë seancës së së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.

“Besimi i ndërsjellë midis shteteve duhet të nënkuptojë respekt të ndërsjellë”, argumentoi Debono, duke iu referuar një vendimi të Corte di Cassazione italiane, i cili refuzoi një kërkesë ekstradimi nga autoritetet malteze me arsyetimin se Malta nuk mund të garantonte disa garanci.

“Ndërsa shtetet e tjera duket se interpretojnë kërkesa të tilla për ekstradim në mënyrë strikte, Malta dukej se jep një interpretim të gjerë”, tha avokati tjetër mbrojtës, Marion Camilleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat