Kapet hajduti i varëseve në Tiranë

Shqipëria

Kapet hajduti i varëseve në Tiranë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Arrestohet grabitësi i varësëve në Tiranë.

Policia e komisariatit nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, në afërsi të terminalit të autobusëve, te "Casa Italia", menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

U arrestua në flagrancë M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Ky person mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat