Shtatori, një verë e zgjatur. Sa do të vazhdojnë ditët me temperatura të larta

Shqipëria

Shtatori, një verë e zgjatur. Sa do të vazhdojnë ditët me temperatura të larta

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:30
Ilustrim

Shtatori ka nisur me mot të kthjellët, alternuar me kalime vranësirash dhe në këtë situatë do të vijonë edhe për ditët e ardhshme.

Sipas Meteoalb, vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime pas mesdite duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa bregdeti do jetë në pjesën më të madhe në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Java e parë e shtatorit futet me temperatura shumë më të larta. Pritet që të paktën deri në 6-7 shtator do të kemi rritje të menjëhershme të temperaturave ku do të ketë ditë që do të kemi edhe vlera 36 apo 37 gradë Celsius. Këto janë temperatura jo normale për shtatorin duke qenë se futemi zyrtarisht ne stinën e vjeshtës.

Java do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm. Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime në shtator favorizohen nga fakti që 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë në kushte ideale, me mot të kthjellët në bregdet dhe temperatura të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat