Aksioni i IKMT në Prestige Resort/ “Ishte emergjencë kombëtare?”, Lutfi Dervishi nuk kursen ironitë me Dallëndyshe Bicin: Kudo emri i saj është simbol ndërtimi…

Shqipëria

Aksioni i IKMT në Prestige Resort/ “Ishte emergjencë kombëtare?”, Lutfi Dervishi nuk kursen ironitë me Dallëndyshe Bicin: Kudo emri i saj është simbol ndërtimi…

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervish i është bashkuar reagimeve që vijojnë tashmë prej dy ditësh, pas aksionit të paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Dervishi është shprehur se turistëve nuk duhet tu ndërpriteshin pushimet, dhe se e gjitha nuk lidhej me një emergjencë kombëtare që kërkonte një ndërhyrje kaq emergjente.

“Këto pishinat që po prishen të shtunën, në një ditë pushimi, a nuk mund të zbrazen nga uji, të mbushen me rërë apo dhe me dhe e të kthehen lulishte brenda ditës dhe mos t’i prishen pushimet turistëve?
A nuk mund të shtyhet prishja, apo kemi të bëjmë me emergjencë ekstreme që lidhet me sigurinë kombëtare?”, shkruan ai.

Në një tjetër status, Dervishi nuk ka kursyer ironitë me Kryeinspektoren Dallëndyshe Bici, duke thënë se vetëm në Shqipëri është emër njeriu.

“Dallëndyshja. Fjalorët e zoologjisë na mësojnë se është zogu më i afërt i njeriut. Parapëlqen banesat e vendbanimet njerëzore për të ngritur folenë.

Njihen 13, -numër i frikshëm për bestytet-specie të këtij zogu migrator. Në anglisht i thonë sëalloë, në gjermanisht, shluken, në spanjisht, tragar, në hoolandisht, sliken, në greqisht, katapiej, në italisht, rondine, në turqisht, jutmak, në kinezçe, tun, në rumanisht, rondumica, në rusisht, lastoçka. Në esperanto, gluti.

Meqë jemi në Ballkanin e Hapur, në serbisht, lastavica dhe në maqedonisht, lastovica. Në hungarisht, niel.

Në të gjitha gjuhët eshte simbol i NDËRTIMIT. Por ama vetëm shqipja e ka edhe emër njeriu. Sesa e meriton njeriu emrin e dallandyshes, kjo është çështje tjetër…”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat