Xhaçka uron kryeministren e re britanike: Presim me padurim bashkëpunim dhe partneritet

Shqipëria

Xhaçka uron kryeministren e re britanike: Presim me padurim bashkëpunim dhe partneritet

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:46
Liz Truss dhe Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar kryeministren e Britanisë së Madhe, Liz Truss për detyrën e saj të re.

“Urime e dashur! Sukseset më të mira në misionin tuaj të ri dhe kërkues. Nën udhëheqjen tuaj ne presim me padurim avancimin e bashkëpunimit dhe partneritetit midis vendeve tona. ”– shkruan Xhaçka.

Liz Truss u zgjodh sot në krye të Partisë Konservatore, duke pasuar kështu Boris Johnson i cili dha dorëheqjen rreth një muaj më parë.

Menjëherë gjatë ditës së nesërme, Trus do të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth me kërkesën e formimit të qeverisë së re.

Trus arriti të merte në zgjedhje 57% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat