“Më kanë arrestuar”- Gazetari Artan Hoxha ironizon dhe publikon foton me dy police kolumbiane

Shqipëria

“Më kanë arrestuar”- Gazetari Artan Hoxha ironizon dhe publikon foton me dy police kolumbiane

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 18:52
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka udhëtar drejt Kolumbisë, ndërsa ka ironizuar edhe një operacion antidrogë, ku në pranga u vu një shqiptar në Peru për një ngarkesë prej 2.3 ton kokainë që u kap në Gjermani.

Hoxha ka postuar një foto përkrah dy efektiveve të policisë kolumbiane në Bogota, si për të thënë që “është arrestuar”.

Postimi i Hoxhës

Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….

Ke te drejte,-i thashe.

Po me kane arrestuar.

Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…

Dhe çfare arrestimi???!!!

Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…

Viva Colombia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat