“Bulqiza n’festë”…shet birrë tek dera e xhamisë

Shqipëria

“Bulqiza n’festë”…shet birrë tek dera e xhamisë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Bulqizës ka lajmëruar dy netë festive për të argëtuar qytetarët e saj.

Festa ka nisur që mbrëmjen e kësaj të hëne me fëmijët e qendrës kulturore, Dj e këngëtarë të ftuar. Si vend për zhvillimin e këtyre tre ditëve festive është caktuar parku përballë ish komitetit. Besimtarë musliman dhe qytetarë të tjerë kanë ngritur shqetësimin e një “incidenti” në vendosjen e pikave për shitjen e alkoolit.

Në vendin ku po zhvillohet festa ndodhet edhe një objekt kulti, xhami, ku besimtarët musliman kryejnë ritet fetare.

Mund të jetë gabim trashanik i organizatorëve apo operatorit pjesmarrës, por për besimtarët musliman që falen edhe në kohën e festës, është e papranueshme që në hyrje të xhamisë të vendoset kioskë që shet birrë për pjesmarrësit në festë, kur dihet se alkooli është i ndaluar në fenë islame.

Besimtarët dhe qytetarët e kanë quajtur të papranueshme këtë, duke ngritur shqetësimin se një veprim i tillë organizatorëve me apo padashje, nuk duhet të kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat