Turistja hungareze gjendet e vdekur në dhomën e një hoteli në Ksamil

Shqipëria

Turistja hungareze gjendet e vdekur në dhomën e një hoteli në Ksamil

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:22
Ilustrim

Një turiste hungareze është gjendur e vdekur në dhomën e hotelit në Ksamil.

Viktima është Sindelyne Erzsebet, 54-vjeç.

Ajo është transportuar e pa shenja jete në sopital, ndërsa sipas policisë dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

Me vendim të Prokurorisë së Sarandës trupi i saj është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

Njoftimi i policisë Sarandë

Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat