Kriza do prekë dhe linjat ajrore, Bloomberg: Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin, ja cilat do jenë më të favorizuara

Shqipëria

Kriza do prekë dhe linjat ajrore, Bloomberg: Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin, ja cilat do jenë më të favorizuara

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Dy nga linjat ajrore që operojnë në Shqipëri janë në rrezik për të falimentur këtë të dimër. Alarmi është ngritur nga analistët në Sanford C. Bernstein.

“Bloomberg” raporton se janë vetëm gjashtë linja ajrore që janë në rrezik të papërfillshëm nga kriza këtë dimër, pasi mbështeten tek ndihmat që u ofrojnë qeveritë në vendet e tyre dhe se janë me kosto të ulët.

Ndërkohë që shkrimi, në optikën e analistëve, përmend vendin tonë në mesin e shteteve që rrezikojnë që linjat ajrore të tyre të shpallin falimentin, pasi fokusi tashmë io qeverive është tek kriza e shkaktuar nga rritja e inflacionit.

“Linjat ajrore më të ekspozuara ndaj rrezikut përfshijnë një nga Qiproja dhe dy nga Shqipëria, si dhe linja ajrore me bazë në Bjellorusi, Bullgari, Republikën Çeke, Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani.

Kjo duhet të favorizojë lojtarët më të fortë në Evropën Lindore, kryesisht ëizz dhe Ryanair me bazë në Budapest, sipas Bernstein, për të cilin tha se kanë aftësinë për të shpërndarë me shpejtësi avionët në tregjet e sapoliruara”.

Sipas Bloomberg, linjat ajrore më vunerabël të Evropës “përballen me një rrezik të shtuar të kolapsit këtë dimër pasi shtetet që i shpëtuan ato gjatë krizës së Covid-it tani fokusohen diku tjetër mes rritjes së inflacionit’.

“Ndërsa pandemia solli pak falimentime të linjave ajrore në rajon pasi pati shumë pagesa ndihme, ato tani përballen me një ‘shtrydhje’ nga kostot më të larta të karburantit dhe punës së kombinuar me një rënie sezonale të udhëtimeve’, tha Bernstein.

Kjo shkon paralel dhe me faktin që tani qeveritë “po luftojnë për t’iu përgjigjur faturave në rritje të familjeve”.

“Gjashtë linjat ajrore më të mira të Evropës përballen me rrezik të papërfillshëm, tha Bernstein, me specialistët e linjave ‘low-cost’ Ryanair Holdings Plc, EasyJet Plc dhe ëizz Air Holdings Plc dhe Air France-KLM, IAG SA dhe Deutsche Lufthansa AG ende në gjendje të mbështeten në ndihmën e qeverive nëse kërkohet’, thuhet ne shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat