“Flasin për fjalë të lirë ata që kanë gojën me mendere”, Demalia: Analistët ushqehen me paranë kriminale

Shqipëria

“Flasin për fjalë të lirë ata që kanë gojën me mendere”, Demalia: Analistët ushqehen me paranë kriminale

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:10
Ilir Demalia

Analisti, Ilir Demalia thotë se analistët në Shqipëri ushqehen me paranë kriminale.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia u shpreh se në Shqipëri është kapur nga krimi i gjithë sistemi.

Ilir Demalia: Media vetë ka qenë pjesë e krimit shtetëror, ka bashkëpunuar me krimin. Kush flasin për fjalë të lirë ata që e kanë gojën me mendere. Analistët ushqehen me paranë kriminale. Janë futur kriminel në parlament, njerëzit i dinë ndaj nuk besojnë më.

Mediat kanë përfituar dhe dalin e bëjnë moral sot për fjalën e lirë.  Këta duhet të jenë në burg por nuk ka drejtësi. Nuk ka kontigjent më banal se klasa politike sot. Është kapur nga krimi i gjithë sistemi, arsimor, politik.  Mund t’ju rrëshqasë 1 shtetit nga strukturat policore jo 14.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat