Dhunohet kryetari i PD-së në Korçë, goditet me shishe në kokë nga sekretari. Zbulohen motivet e konfliktit

Shqipëria

Dhunohet kryetari i PD-së në Korçë, goditet me shishe në kokë nga sekretari. Zbulohen motivet e konfliktit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani është plagosur me sende të forta nga një sekretar i grupseksionit të kësaj partie.

Korrespondentja e Panorama raporton se Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin dhe ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat