Mbërrin në Vlorë anija që prodhon energji

Shqipëria

Mbërrin në Vlorë anija që prodhon energji

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ka mbërritur në Vlorë një nga anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike.

Ajo ka dy gjeneratorë dhe do të vendoset në portin e peshkimit ku do të lidhet me rrjetin e TEC-it të Vlorës. Sipas KESH në këtë mënyrë do të prodhohet rreth 110 MW që supozohet se mbulon rreth 15% të nevojave të energjisë.

Ato do të përdorin mazut dhe naftë për prodhimin e energjisë. Qeveria ka deklaruar se anije të tilla nuk do të kenë ndikim negativ në mjedisin dhe turizmin e qytetit. Prodhimi i energjisë pritet të nisë në muajin nëntor ndërsa autoritetet kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kompanitë “Exelerate Energy” dhe “Renco spa”.

Sipas KESH qiraja ditore është 63 mijë Dollarë ndërsa për mirëmbajtjen nevojiten rreth 31 mijë Dollarë. Kostoja e prodhimit të energjisë llogaritet në rreth 200 euro për megavat ndërsa siç dihet çmimet në bursa kanë shkuar disa herë më shumë.

Lidhja e anijeve me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e nënstacionit të TEC-it të Vlorës me nënstacionin e Babicës. Pas 2 vitesh gjeneratorët do t’i mbeten Korporatës Elektro Energjetike Shqiptare./tvklan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat