Inceneratorët, Arben Kraja: SPAK ka nën hetim ministra dhe deputetë

Shqipëria

Inceneratorët, Arben Kraja: SPAK ka nën hetim ministra dhe deputetë

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 21:03
Arben Kraja

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve.

“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë. Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 milion e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë.

Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin.

Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite. Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vettingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.

Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve. Kemi çështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai në një intervistë për RTSH.

Kujtojmë se për aferën e inceneratorëve ndodhen në burg, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat