“Cili është burimi 500 mijë $?” Bollino: Nëse prokuroria do hapë çështjen do dalë edhe emri i Berishës

Shqipëria

“Cili është burimi 500 mijë $?” Bollino: Nëse prokuroria do hapë çështjen do dalë edhe emri i Berishës

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 23:07
Carlo Bollino

Analisti Carlo Bollino ka thënë në Top Story se Sali Berisha është pjesë e çështjes së financimit nga rusët gjatë kohës së zgjedhjeve, ku kryetar i PD-së ishte Lulzim Basha.

“Kush e ka pushuar çështjen, një gjyqtar ai e kishte pushuar çështjen CEZ duke shpëtuar familjen Berisha dhe më pas familjen Basha e Ristani. Ai pushoi çështjen që tani që ka akuzën në dorë mund të fliste. Gjithë historia e lobimit lihet me dy pika edhe me akuzat e Berishës për korrupsion dhe lidhje mes Berishës dhe Bashës edhe në lidhjet e lobimit. Ai ishte njeriu i Berishës që mbylli çështjen. Si ka mundësi që pushoi një çështje ku kishte prova se Berisha dhe Basha kishte deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, pastaj doli 500 mijë dollarë, shuma ka shkuar deri mbi 1 milionë. Kompania ruse e ka paguar 150 mijë dhe më pas me 150 mijë të tjera, por PD ka nxjerrë 500 mijë. 500 mijë kanë dalë nga një burim i paditur. Basha ka thënë se vinte nga shqiptarët e Amerikës, vetë prokuroria nuk e pranuar si provë , sepse do ishte e regjistruar. Pse kompania i ka nxjerrë këto lekë në emër të PD dhe ku kanë shkuar dhe cili është burimi. Këto 500 mijë dollarë janë pastruar me Muzinin. Ja pse akuza ishte pastrim parash. Sipas SPAK rëndon edhe mbi Berishën prap edhe në një çështje. Ata e kanë si traditë që të përdorin pastrim parash”, tha Bollino.

Një ditë më parë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat