Rreshje të dendura në Vlad të Tropojës, rruga ‘kthehet’ në lumë. Familjet braktisin shtëpi, dëme të mëdha në bujqësi

Shqipëria

Rreshje të dendura në Vlad të Tropojës, rruga ‘kthehet’ në lumë. Familjet braktisin shtëpi, dëme të mëdha në bujqësi

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 10:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Fshati Vlad në Tropojë duket të jetë i gjithë në pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, edhe rruga nacionale i ngjason tashmë një lumi me prurje të mëdha, që merr përpara gjithcka gjen.

Mësohet se rreth 25 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t’u strehuar te të afërmit si pasojë e situatës problematike, ndërsa dëmet e shkaktuara në bujqësi e blegtori janë shumë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat