Ekzekutimi në Shkodër, zbardhet biseda mes babait dhe 19-vjeçarit dy orë para vrasjes

Shqipëria

Ekzekutimi në Shkodër, zbardhet biseda mes babait dhe 19-vjeçarit dy orë para vrasjes

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 23:26
Foto nga vendngjarja

Shkodra u trondit sërish mbrëmjen e së dielës, pasi një 19-vjeçar u ekzekutuar ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve gazetari Simon Shkreli ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Shkreli tha se 19-vjeçari Erjon Xhenja ka qenë duke pirë kafe në momentin kur autorët i janë afruar me pistoletë dhe kanë qëlluar 5 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë gazetari Shkreli ka zbardhur dhe bisedën mes viktimës dhe babait të tij dy orë p[ara vrasjes.

Sipas gazetarit të Abc babai e ka telefonuar Erjonin dhe i ka kërkuar që të dy bashkë të udhëtonin drejt Malit të Zi, por i riu e ka refuzuar duke i thënë se ndodhej në lokal dhe ishte duke pirë një kafe.

“Dy orë para ngjarjes babai i viktimës i ka telefonuar djalit të tij dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Malit të Zi, por ai nuk ka pranuar duke i thënë se ndodhej në një lokal dhe po pinte kafenë”, tha Simon Shkreli ndërsa po raportonte.

Ndërkohë gazetari ka qenë mjaft i prekur për këtë ngjarje, por edhe për situatën në të cilën ndodhet Shkodra prej më shumë se 20 vitesh ku shumë të rinj janë vrarë dhe ekzekutuar, ndërsa drejtësia ka bërë shumë pak për gjetjen e autorëve, ndërsa policia pothuajse asgjë për parandalimin e këtyre ngjarjeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat