Lajçak takohet Abazoviqin e Ramën në New York

Shqipëria

Lajçak takohet Abazoviqin e Ramën në New York

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 00:26
Miroslav Lajçak dhe Edi Rama

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak për takimin me Ramën thotë se ka diskutuar për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor teksa thotë se i është mirënjohes për njohuritë dhe mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak për takimin me Ramën.Ndërsa për takimin me Abazoviq, Lajçak thotë se Bashkimi Evropian pret që Mali i Zi të bëjë përparim në reforma.

“Fola me Dritan Abazoviq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën aktuale politike në Mal të Zi. Theksova se BE-ja pret që Mali i Zi të bëjë përparim të dukshëm në reformat e BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat