Alarm i rremë në Vlorë/ Telefonata anonime ‘ngre në këmbë’ policinë, në vendin e ngjarjes nuk gjendet asgjë

Shqipëria

Alarm i rremë në Vlorë/ Telefonata anonime ‘ngre në këmbë’ policinë, në vendin e ngjarjes nuk gjendet asgjë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 21:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një telefonatë anonime ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës.

Telefonata raportoi në sallën operative për të shtëna me armë dhe një person të plagosur, në vendin e quajtur ‘Bishti i kalldrëmit’.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asgjë.

Gjithashtu bëhet me dije se në Spitalin e Vlorës nuk ka mbërritur për ndihmë mjekësore asnjë person i lënduar me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat