Vasili: Jua them unë përse nuk ulet çmimi i naftës në Shqipëri

Shqipëria

Vasili: Jua them unë përse nuk ulet çmimi i naftës në Shqipëri

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 13:03
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkoi sot nga qeveria që të nxjerrë qytetarët nga kriza që ka kapur vendin duke theksuar se ky çmim i karburanteve në Shqipëri është krejtësisht i palogjikshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me tegun.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një bandë hajdutësh dhe mafiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë mafiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.

Ulja e taksave zgjidhje, mundësia është në Kuvendin e Shqipërisë, prej 7 muajsh PL ka depozituar propozimi i projektligjit për heqjen e takës së qarkullimit dhe karbonit, mafia e ka bllokuar dhe nuk lejon as shqyrtimin e tij. E kanë bllokuar me urdhër politik. Duhet të reagojmë sa më parë, koha është sot, nesër është vonë për të gjithë”, tha ai.

Deklarata e plotë 

Shqiptarët janë sot përballë atakut më të rëndë të rritjes se çmimeve, e mbi të gjitha të rritjes së çmimit të naftës I cili afekton në mënyrë të drejtëpërdrejtë ekonominë familjare të çdo shqiptari.

Dje, Bordi i Hajdutëve e rrit çmimin në plot 245 lekë apo 2450 lekë të vjetra për litër duke e rritur brenda një dite 20 lekë. Në të njëjtin moment që në Shqipëri qytetarët përballen me këtë situatë kaq të rëndë, në Maqedoni nafta shitet 600 lekë më pak, pra 1850 lekë, ndërsa në Kosovë 1950 lekë, pra 500 lekë më pak dhe 1970 lekë në Malin e Zi.
E gjithë barra e rritjes së çmimit është hedhur nga qeveria dhe Edi Rama vetëm mbi kurrizin e qytetarëve.

Qeveria së bashku më oligarkët që janë pjesë e Bordit të Hajdutëve janë dy të fituarit e mëdhenj sepse qeveria mbush arkën, ndërsa oligarkët mbushin xhepat e tyre sigurisht duke mbushur dhe xhepat e qeverisë.

Rrugëzgjidhja e vetme është ndërhyrja në taksa që rëndojnë kaq shumë çmimin e naftës.

Partia e Lirisë që 7 muaj më parë, që në fillimet e krizës ka propozuar projektligjin për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit dhe mazhoranca rilindase me urdhër të Edi Ramës ka bllokuar totalisht shqyrtimin e tij.

Bllokimi, lidhet vetëm me mos prekjen e fitimeve të oligarkëve të naftës, gjithashtu qeveria vazhdon të mbushë arkën për ta paguar inceneratorët, tenderat korruptivë me 99% të çmimit, për ta paguar turpe të tilla si instalacioni I Edi Ramës në kryeministri, për të paguar miliona për propagandë në media, e për të financuar rrugët e florinjta.

Qytetarët duhet ta kenë shumë të qartë se qeveria vetëm i vjedh pa mëshirë sepse I ka të gjitha mundësitë për ta ulur çmimin e naftës.

Reagimi qytetar është e vetmja zgjidhje përballë kësaj vjedhjeje që nuk ndalet për të vënë në vend të drejtat e qytetarëve të cilët kanë të gjithë të drejtën kushtetuese të mbështeten dhe jo të vazhdojnë të zhvaten nga qeveria e tyre. Reagimi qytetar është e vetmja përgjigje ndaj mafioze që grabisin në mënyrë të pacipë dhe që po rrëojnë jo vetëm ekonominë familjarëve të qytetarëve por edhe të gjithë ekonominë e vendit. Është shumë e qartë që reagimi qytetar mund të shpëtojë vendin nga kolapsi dhe gremina ekonomike që po ndodh sepse rritja çmimeve ka ulur dukshëm konsumin dhe ka sjellë dhe pos jell edhe falimentimin në mase të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Reagimi qytetar është e vetmja mundësi që qytetarët të punojnë për familjet e tyre dhe jo të ardhurat e tyre të majmin oligarkët klientë të rilindjes të cilët janë të vetmit që po përfitojnë në sajë të qeverisë spekulante dhe kuislinge që qeveris vendin.

Ndaj koha nuk pret, e duhet reaguar sa më parë për të ndalur përfundimisht shkatërrimin e vendit, shpopullimin e tij dhe zhbërjen e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat