Afera e inceneratorëve/ Meta skeptik ndaj punës së SPAK: Është produkt i kësaj politike!

Shqipëria

Afera e inceneratorëve/ Meta skeptik ndaj punës së SPAK: Është produkt i kësaj politike!

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:06
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kjo forcë politike do të vazhdojë me denoncime të reja sa i takon aferës së inceneratorëve, pasi sic tha ajo kemi të bëjmë me një organizatë kriminale.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Meta u shpreh skeptik për punën e SPAK. Ai deklaroi se hetimi për këtë aferë do të shkojë në fund kur të ndryshohet politika aktuale.

“Nuk mundet që në një ditë të marrësh 14  vendime. Nuk mundet të kalosh një vendim në qeveri nëse një ministër nuk është dakord. Pra gjithçka është bërë e imponuar nga Rama”, tha Meta.

Pyetje: A mendoni se SPAK do ti shkojë deri në fund hetimi?

Meta: Kur të kemi ndryshim politik në Shqipëri. Për aq kohë sa kemi këtë politike nuk mundet sepse SPK është produkt i kësaj politike.

Rilindja duhet ndëshkuar pa mëshirë, sepse vetë rilindja e ka ndëshkuar PS kjo do të bëhet me votë me çdo gjë demokratike dhe paqësore.

Ndërsa sa i takon protestave, kreu i PL-së tha se vendi cdo ditë është në protesta, duke paralajmëruar se edhe opozita është gjithmonë në aksion.

“Shqipëria është vazhdimisht në protestë, ne kemi parë protestën e parashkollorëve, nuk e kemi parë në asnjë vend të botës që të protestojnë fëmijë. Kemi parë protestat e gjimnazistëve që u ndërpritet shkolla për tekat e Edi Ramës. Kemi parë protestat e pedagogëve dhe do vazhdojmë të shohim protesta të tjera.

Nuk do të mungojnë protestat e PL dhe opozitës në tërësi. Është e rëndësishme mbajtja e protestave të mëdhaja, shtatori ishte një muaj shumë i rëndë e sigurisë. Ku çështja e hakërimit është një goditje fatale dhe pasojat nuk i dimë akoma. Jo vetëm kjo çështje por edhe

Opozita është çdo ditë në aksion dhe në denoncime dhe në përgatitje për tu ndeshur përballë me këtë regjim”, tha Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat