Në kërkim për depot e armëve në Tiranë, kush është i kërkuari me të cilin u kap Dokle në makinë

Shqipëria

Në kërkim për depot e armëve në Tiranë, kush është i kërkuari me të cilin u kap Dokle në makinë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 23:22
Endrit Dokle

Në kërkim për depot e armëve në Tiranë, kush është i kërkuari me të cilin u kap Dokle në makinë.

Policia e Tiranës ka dhënë zyrtarisht informacion mbi shoqërimin në polici të Endrit Dokles.

Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle 39 vjeç, dhe Gentian Reçi, 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12 korrik 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat