Politologu Zaimi: Nëse hiqet vëmendja e Berlinit nga Ballkani, vjen Moska si fuqi hegjemone

Shqipëria

Politologu Zaimi: Nëse hiqet vëmendja e Berlinit nga Ballkani, vjen Moska si fuqi hegjemone

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:57
Politologu Arbër Zaimi

Politologu Arbër Zaimi thotë se në rastet kur në BE ka një krizë lidershipi ka dhe hapësirë për projekte paralele siç është “Open Balkan” apo “Komuniteti Politik Europian”.

Sipa tij “Open Balkan” është thjesht një përpjekje për të thënë se nuk kemi nevojë për Berlinin.

Politologu Zaimi gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja tha se “nëse hiqet vëmendja e Berlinit nga Ballkani në Ballkan vjen Moska si fuqi hegjemone”.

Arbër Zaimi: Ka një krizë BE më shumë një krizë e lidershipit. Më parë ka qenë një bërthamë trepalëshe përfshi dhe Britaninë e Madhe. Tani kemi një bërthamë dypalëshe Francë e Gjermani. Kur ka qëndrime të kundërta vendimi është vështirë të merret. Në këtë moment kur ka  një krizë lidershipi ka hapësirë për projekte paralele. Open Balkan është thjesht një përpjekje për të thënë se nuk kemi nevojë për Berlinin. Nëse hiqet vëmendja e Berlinit nga Ballkani në Ballkan vjen Moska si fuqi hegjemone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat