Vijojnë zjarret në pyllin e Hidrovorit të Vlorës, prej tre ditësh nuk është arritur neutralizimi situatës

Shqipëria

Vijojnë zjarret në pyllin e Hidrovorit të Vlorës, prej tre ditësh nuk është arritur neutralizimi situatës

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Zjarri në pyllin e Hidrovorit të Vlorës, saktësisht zona midis fshatit Nartë dhe Akërnisë vijon të djegë pishat prej tre ditësh.

Zjarrfikësit po punojnë por akoma nk është arritur neutralizimi i situatës, pasi nuk mund të ndërhyjnë në brendësi të pyllit për shkak të rërës.

Duke qenë se makinat nuk janë futur më në brendësi, pasi do të bllokohen  nga rëra, zjarrfikësit po punojnë duke zgjatur tubat e ujit por dhe me degë peme.

Era e fortë që fryn në atë zonë nga jugu ndihmon që zjarri të përparoje, duke djegur pisha dhe shkurre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat