Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet seanca për Saimir Tahirin

Shqipëria

Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet seanca për Saimir Tahirin

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:26
Saimir tahiri

Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë, për shkak se avokatit Maks Haxhia i ka vdekur babai.

Seanca ishte planifikuar të mbahej sot pas kërkesës që Tahiri i dërgoi sërish Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.

Ish-ministri i Brendshëm po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre.

Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen si deputet, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t’u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankim.

MAFIA SHQIPTARE

Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë kultivuesve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

Mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet ‘90 me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit.

Njëra prej viktimave flet në dokumentar dhe tregon dhunën, abuzimin, vrasjen e familjarëve për shkak të guximit të denoncimit.

Që nga vitet nëntëdhjetë, mafia e Foggia-s ka biseduar me atë shqiptare dhe përdor tarifat e përballueshme që ofrohen për transportin e drogës, por edhe për të vrarë rivalët.

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, gjithmonë paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge.

Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë, prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon “ari i shekullit”: kokaina.

Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat