Tahiri në betejë të re me drejtësinë, ish-ministri i brendshëm do kërkojë t’i njihet shërbimi provës

Shqipëria

Tahiri në betejë të re me drejtësinë, ish-ministri i brendshëm do kërkojë t’i njihet shërbimi provës

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:35
Saimir Tahiri

Në 22 dhjetor, SPAK, shërbimi i provës dhe njëri nga të burgosurit VIP në qelitë e Kosovës Saimir Tahiri do të luajnë përpara gjykatës finalen e një loje shahu të nisur prej 19 shtatorit 2019.

Ndonëse në këtë datë ish-ministri u dënua me tre vjet shërbim prove, një kleçkë procedurale e ka bindur Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, ndërkohë koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.

Ish-ministri i thotë gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të egzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngul se ish zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua mbasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër.

SPAK insiston se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi mbasi vendimi nuk ishte i formës së prerë.

Të gjitha palët do t’i dëgjojë në dhjetor në gjyqtar i Elbasanit që mbulon edhe territorin për të dënuarit në burgun e Kosovës, aty ku mbahet ish-ministri i brendshëm që nga salla e gjykatës së posaçme përfundoi në burg tetë muaj më parë.

Ai u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa. Çështja është rekursuar nga SPAK në gjykatën e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat