Një tjetër protestë në Tiranë/ Të verbrit kërkojnë kushte

Shqipëria

Një tjetër protestë në Tiranë/ Të verbrit kërkojnë kushte

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një tjetër protestë u zhvillua në Tiranë këtë të shtunë. Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbrit dolën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre si dhe pagesa më të larta.

Ata thanë se kërkojnë përmirësimin e kushteve infrastrukturore që atyre u vijnë në ndihmë për të lëvizur, si dhe rritje të pagesave.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit.

Qytetarët deklaruan se marshimi i tyre protestë vijon drejt Bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat