Mediu në takimin OSCE PA në Stamboll: Fokusi te rritja e konektivitetit për të garantuar energji në kohë krize

Shqipëria

Mediu në takimin OSCE PA në Stamboll: Fokusi te rritja e konektivitetit për të garantuar energji në kohë krize

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 11:38
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka qenë i pranishëm në takimin e OSCE PA në Stamboll për “Forcimin e konektivitetit për të garantuar Energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize”.

Mediu bën të ditur se në takim folën Ministri Jashtëm i Polonisë Zbignev Rau Kryetari i radhës i OSBE dhe Komisioneri për Energjinë e BE. Këta të fundit, theksuan nevojën për diversifikim të burimeve të energjisë dhe shkëputjen nga varësia e Rusisë.

Po ashtu në takim u theksua nevoja për ndërlidhje me vendet e prodhimit të gazit siç janë Azerbaxhaini nëpërmjet TAP dhe TANAP.

Kujtojmë se Shqipëria merr një peshë të veçantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat