Gjendet i vdekur në breg të detit 26-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Gjendet i vdekur në breg të detit 26-vjeçari në Durrës

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë pasditen e sotme.

Policia bën me dije se 26-vjeçari,  E. Xh., është gjetur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat