Rama u flet për luftë bërthamore fshatarëve të Gjirokastrës: Për 45 min zhduk 45 milionë njerëz

Shqipëria

Rama u flet për luftë bërthamore fshatarëve të Gjirokastrës: Për 45 min zhduk 45 milionë njerëz

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:46
Edi Rama

Duket se kryeministri Edi Rama e ka parashtruar pak a shumë retorikën që do të përdorë gjatë fushatës elektorale për Lokalet 2023.

Sot ai ka qenë në disa fshatra të Gjirokastrës, ku mes të tjerave ai ka folur për një dimër të vështirë për shkak të krizës ekonomike.

Madje ai ka përmendur se një bombë bërthamorë mund të zhdukë për 45 minuta mbi 45 milionë njerëz.

Rama: Jemi në një situatë shumë sfiduese. Bota është në një situatë të tillë. Jemi të bombarduar nga lajme të tilla, por nuk e kuptojmë si duhet se situata është kaq e rrezikshme, sa po flitet për luftë bërthamore sikurse është një lojë lagjeje, flitet për luftë bërthamore, bomba bërthamore, jo do të gjuhet ose jo. Për 45 minuta një bombë bërthamore zhduk 45 milionë njerëz. Këto kjo gjë ka ardhur në formën e krizës energjetike dhe çmimeve. Luftën nuk e zgjidhim dot ne, as e ndalojmë dot, por gjendemi në një situatë pa tërmetit dhe pandemisë, që është më e keqja.

Vendosëm të mos rrisim çmimin e energjisë dhe sot po e mbajmë ende. Po nuk ra shi nuk mbushen ato hidrocentrale dhe nëse kjo nuk ndodh, është hall i madh. Tani po rrimë me dorën në zemër se çfarë do bëhet në nëntor, se faktikisht nuk janë mirë shifrat. Problemi është që mund ta lesh, por vjen një ditë kur s’ke fare ose ke pak dhe fillon shkurtimet, por ne i përjashtojmë shkurtimet si mundësi.

Dhe për të ardhur tek inflacioni dhe mbështetja, bëmë një paketë por nuk mjafton, ishte tre muaj, iku u harrua, vera solli të ardhura të rëndësishme nga turizmi në zinxhirin ekonomik, por sot në çdo tryezë në takimet jashtë biseda kryesore është se po vjen dimri më i vështirë pas luftës së dytë botërore, sepse ky është basti që ka vënë ai Cari i Kremlinit, luftën e bën me Ukrainën por basti është të gjunjëzojnë Perëndimin, duke e detyruar të futet në një spirale pamundësie që nis me energjinë, por reflektohet tek çmimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat