Transportonte emigrantë me gomone në Britani, në pranga 31-vjeçarja shqiptare

Shqipëria

Transportonte emigrantë me gomone në Britani, në pranga 31-vjeçarja shqiptare

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se ka  transportuar  ilegalisht emigrantë me gomone në Britani.

Siç raportojnë mediet britanike shqiptarja është arrestuar pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Dy javë më parë një grup shqiptar i përfshirë në kontrabandimin e migrantëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës u çmontua pas një operacioni të përbashkët midis NCA dheGuardia Civil spanjoll.

Shtatë të dyshuar u arrestuan pasi emigrantë kryesisht shqiptarë u zhvendosën nëpër qytetet veriore të Bilbaos dhe Santander në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave për në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool.

Çdo migrant besohej se kishte paguar nga 3,000 deri në 15,000 euro për t’u kontrabanduar. Dhe më 7 tetor, NCA arrestoi një shqiptar 30-vjeçar në Surbiton, në jugperëndim të Londrës, me dyshimin se ishte i përfshirë në një OCG shqiptare që koordinonte lëvizjen e emigrantëve nga Franca në MB me varka të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat