Berisha për primaret: Do përshpejtojmë procesin për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Shqipëria

Berisha për primaret: Do përshpejtojmë procesin për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:50
Sali Berisha

Partia Demokratike do të përshpejtojë procesin e primareve për tri bashkitë e mëdha të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Deklarata u bë nga kreu i Partisë Demokratike në mbledhjen me krerët e degëve që në rend dite kishte primaret dhe protestat.

Berisha: Kryesia ka diskutuar për rregulloren e primareve, përgjegjësia kryesore tani shkon te seksionet. Seksioni i organizimit do tu ndajë listat zyrtare. Në këto primare jemi të hapur për çdo anëtar dhe simpatizant të PD të kandidojë. Se kë preferojnë e dinë simpatizantët tanë jo ne. Ata janë të lirë të votojnë së bashku me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë diçka të kontrolluar, ofrojmë diçka të vërtetë.

Cilido që kërkon të vijë nga diaspora është i mirëpritur. Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë një proces i sukseshëm.Është bërë një lloj axhende dhe mbi bazën e atij kalendari do ecet. Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do mundohemi t’i përshpejtojmë. Këto tre bashkitë e mëdha dhe më vonë të vazhdojmë me të tjerat dora-dorës.

Sa i takon protestave, Berisha tha se "protesta është tani kryefjala e PD, frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe opozitës në terësi".

Berisha: Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje, Shqipëria dhe Edi Rama kalon nga një skandal në një skandal tjetër, nga një mashtrim i madh në një mashtrim tjetër të madh, nga një vjedhje në një vjedhje tjetër. Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat