“Basti për Tiranën”, Berisha i “jep zemër” anëtarësisë së PD-së: Nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

Shqipëria

“Basti për Tiranën”, Berisha i “jep zemër” anëtarësisë së PD-së: Nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 20:07
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha mblodhi sot kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë.

Teksa i informoi për procesin e primareve, Berisha shprehu besim të plotë te anëtarësia e PD-së, duke thënë se opozita është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale.

Sipas Berishës, Tirana do të jetë qytetit që duhet të marrë rolin kryesor në betejën me qeverinë për lokalet 2023.

“Do të përgatisim strukturat tona. Nuk bojkotojmë zgjedhjet, do përgatisim të gjithë anëtarësinë tonë për të kthyer votën te shqiptarët. Ne e duam këtë vend. Ne besojmë të potenciali i tij i jashtëzakonshëm. Nuk pajtohemi me varfërimin, nuk pajtohemi me shndërrimin e Shqipërisë në një shtet mafioz. Kam besim të madh te ju, kam besim të plotë të anëtarësia e PD-së. Tirana të marrë rolin kryesor në betejën e kësaj qeverie”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat