Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Mjaft më me baltosje, rrisni pagat e pedagogëve!

Shqipëria

Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Mjaft më me baltosje, rrisni pagat e pedagogëve!

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 00:29
Besnik Baraj

Ish-deputeti i PS, Besnik Baraj, ka dalë në mbështetje të protestës së pedagogëve për rritjen e pagave. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Baraj shkruan se pagat e pedagogëve në Shqipëri duhet të arrijnë nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit

Ai ka bërë thirrje  gjithashtu që të mos hidhet baltë dhe të mos fyhen profesorët.

Prej tre ditësh pedagogët e universiteteve publike në të gjithë vendin kanë bojkotuar mësimin. 

Ata i janë drejtuar me disa kërkesa qeverisë shqiptare, por janë injoruar dhe kërcënuar nga kryeministri. 

Nesër ata kanë thirrur protestë kombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat