Vasili: Rama i çmendur që nuk njeh ligj, i bën presion Gjykatës Kushtetuese për VKM-në e tij të kateve pa leje

Shqipëria

Vasili: Rama i çmendur që nuk njeh ligj, i bën presion Gjykatës Kushtetuese për VKM-në e tij të kateve pa leje

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 00:36
Edi Rama

Petrit Vasili thotë se kryeministri Rama i bën ‘presion Gjykatës Kushtetuese për Pazar-VKM- në e tij të kateve pa leje’.

Në rrjetin e tij social Facebook shkruan  “ky i çmendur, që nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetutë, por vetëm shtet të kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare”.

Postimi i plotë:

"Rama presion mafioz Gjykatës Kushtetuese për Pazar-VKM- në e tij të kateve pa leje!

Ndërtimet pa leje i lejoi vetëm Rama me dijeni të plotë.

Fajtori i vetëm për ndërtimet pa leje është vetëm Edi Rama dhe gjithë zabërhanët e tij, që kanë pushtuar zyrat e shtetit.

Autori i Pazar-VKM-së me katet shtesë pa leje është vetem Edi Rama.

Rama dërdëllitesi i neveritshëm dhe i bezdisur i Reformës në Drejtësi i bën sot dhunshëm, hapur dhe mafiozisht presion Gjykatës Kushtetuese.

Ky i çmendur, që nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetutë, por vetëm shtet të kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat