Balluku: Nga porti i Vlorës do të sjellim gazin amerikan në Ballkan

Shqipëria

Balluku: Nga porti i Vlorës do të sjellim gazin amerikan në Ballkan

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku u shpreh në fjalën e saj në Kuvend se me ndërtimin e portit të Vlorës do të vijë gazi i lëngshëm amerikan në Ballkan, që do të zëvendësojë gazin rus, raporton “Euronewsalbania”.

Me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës, do të vijnë të gjitha anijet që do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan për të zëvendësuar gazin rus. Por kjo nuk ju pëlqen se ju jeni financuar nga gazi rus, por taksirat e keni, Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës.

Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projekteve më në të rëndësishme për sigurinë energjetike, do ndërtojë pjesën e parë të gazsjellësin Adriatik-Joninan.

Janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier”, u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat