“S’kishte asnjë problem, ishte dy metra djalë”/ Historia e trishtë e Lear Kurtit, nga birësimi te vdekja e mistershme pas shoqërimit në polici

Shqipëria

“S’kishte asnjë problem, ishte dy metra djalë”/ Historia e trishtë e Lear Kurtit, nga birësimi te vdekja e mistershme pas shoqërimit në polici

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:10
I ndjeri Lear Kurti

30 vite më parë, Lear Kurti do të sillte gëzim në familjen Isai. Ishte vetëm 2 vjeç, kur Artur Isai dhe bashkëshortja e tij, vendosën ta merrnin nga Shtëpia e Fëmijës, për t’i dhënë atij një familje, e për ta rritur atë si djalin e tyre.

Por sot, jeta u mori kthesën e papritur, një kthesë tragjike. Lear Kurti sot nuk jeton më, ndërsa babai i tij endet dyerve të morgut për të mësuar shkakun e vdekjes së tij.

32 vjecari ndërroi jetë vetëm pak caste pasi u shoqëruar nga efektivë të komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Zyrtarisht policia tha se i riu, i cili tentoi të largohej me vrap për t’i shpëtuar efektivëve, u ndje keq në komisariat ndërsa u dërgua prej tyre me puls të dobët në spital.

Por interesimit të Top Channel, Spitali i Traumës i tha se Kurti kish mbërritur në spital pa shenja jete.

E ndërsa institucionet ‘luajnë’ me deklaratat, dhimbja e babait për humbjen e të birit është e madhe, ndërsa misteri mbi atë se çfarë ndodhi i rëndon edhe më shumë.

Isai akuzoi policinë për vdekjen e djalit, trupin e pajetë të të cilit tha se ende nuk e kishte parë. Ai mohoi që I biri të kishte probleme shëndetësore, ndërsa tha se ishte 2 metra djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat