PS-ja dhe PD-ja pajtohen për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Shqipëria

PS-ja dhe PD-ja pajtohen për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:14
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë pajtuar për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Euronews.al raporton se është shtuar një amendament te Ligji i Dosjeve i vitit 2015 dhe ndryshimet pritet të votohen në seancën e sotme të Kuvendit.

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni.

Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë.”, thuhet në amendametin e dakorduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat