“Universiteti ka ndryshuar”, Rama: Ekselentët kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri

Shqipëria

“Universiteti ka ndryshuar”, Rama: Ekselentët kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:01
Edi Rama

Kryeministri Rama  gjatë ceremonisë për dhënien e “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, u shpreh se universiteti ka ndryshuar, pasi 87% e ekselentëve kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit.

Rama: E kuptoj që të studiosh në ato universitete, më të mira të botës do të thotë që të hysh, me garancinë se kur del do të të vijnë të ët kërkojnë kompani dhe studio prestigjioze avokatie dhe sisteme të tjera duke të ofruar punë. Se kshu është kur je në majë. Por, të firmosësh një marrëveshjeje me shtetin tënd për ti marrë para nga taksat, një numri të madh prindërish dhe të thuash që do shkoj të studioj dhe do kthehem, dhe jo vetëm të mos kthehesh por as mos të kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion, duke thënë e kam të pamundur të kthehem, se më mori jobs në punë, por jam në dispozicion, kjo është shumë e tepërt dhe boll. Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë këtu dhe do vendosim financim të konsiderueshëm, jo duke dhënë një bursë, por pagë minimale, për çdo student që është i këtij niveli. Tek mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi, dhe nga 20, do financojmë nga 200-400. Duke parë edhe mesataren që ka qenë, do japim pagë për çdo njërin, por ata që futen në sistem s’do marrin diplomë para tre vjetësh, që do të thotë je mjek, do punosh tyre vite këtu, pastaj do marrësh edhe diplomën dhe je i lirë të shkosh jashtë.

Universiteti po ndryshon. 87% e ekselentëve këtë vit kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri. Nuk keni bërë gabim. Jo se universitete tona ofrojnë të njëjtën cilësi si në universitetet e Evropës, por po të shikoni situatën edhe në vende të ndryshme të Evropës sot me këto kushte krize dhe problematika shumë të rënda, gjithmonë e më pak universitete e ofrojnë atë gjënë që duket nga larg, janë shumë masive, shumë të ngarkuara. Universiteti po ndryshon dhe jo sepse dua unë që të jetë kështu por sepse janë disa fakte që e tregojnë ndryshimin. Një nga faktet është rritja shumë e konsiderueshme me universitete të tjera për programe të përbashkëta, për shkëmbime cilësore dhe 41 marrëveshje që janë në proces janë me universitete prestigjioze.

E kuptoj që të studiosh në ato universitete, më të mira të botës do të thotë që të hysh, me garancinë se kur del do të të vijnë të ët kërkojnë kompani dhe studio prestigjioze avokatie dhe sisteme të tjera duke të ofruar punë. Se kshu është kur je në majë. Por, të firmosësh një marrëveshjeje me shtetin tënd për ti marrë para nga taksat, një numri të madh prindërish dhe të thuash që do shkoj të studioj dhe do kthehem, dhe jo vetëm të mos kthehesh por as mos të kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion, duke thënë e kam të pamundur të kthehem, se më mori jobs në punë, por jam në dispozicion, kjo është shumë e tepërt dhe boll. Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë ufot këtu, ata si ju, apo të tjerë me të gjitha kriteret dhe do vejmë financim të konsiderueshëm, jo duke dhënë një bursë, por pagë minimale, për çdo student që është i këtij niveli. Tek mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi, dhe nga 20, do financojmë nga 200-400. Duke parë edhe mesataren që ka qenë, do japim pagë për çdo njërin, por ata që futen në sistem s’do marrin diplomë para tre vjetësh, që do të thotë je mjek, do punosh tyre vite këtu, pastaj do marrësh edhe diplomën dhe je i lirë të shkosh jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat