Vijojnë temperaturat e larta në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e premte

Shqipëria

Vijojnë temperaturat e larta në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e premte

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 7-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 22°C                                                                                                                                            

në zona e ulëta 4 deri 27°C                                                                                                                                     

në zona bregdetare 11 deri 26°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat