Shtetasi I.M te Dosjet e Sigurimit, Rama: Larg qoftë nëse është ai që na shkon mendja për keq. Berisha ka frikë

Shqipëria

Shtetasi I.M te Dosjet e Sigurimit, Rama: Larg qoftë nëse është ai që na shkon mendja për keq. Berisha ka frikë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:01
Edi Rama

Edi Rama  mbajti një fjalim në Kuvend në lidhje me çështjen për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Duke iu referuar dosjeve për shtetasin I.M, Rama shprehet pro hapjes së dosjeve të sigurimit.

Ndërsa foli për aludimet se shtetasi I.M mund të jetë Ilir Meta, Rama tha se uron që mos jetë ai.

Më tej kryeministri akuzoi Berishën, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, pasi ky i fundit sipas tij i frikësohet hapjes së dosjeve të sigurimit.

“Është shumë e thjeshtë. Ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. U pa që nuk merrej vesh kush është k , është IM që I shkon mendja atyre për keq, apo është tjetër. Shumë shpejt u kuptua që ka pengesë për IM. Të hapet kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Larg qoftë të mësojmë se shtetasin IM e paskemi pasur për 30 vjet. Ministër, kryeministër, president, larg qoftë të jetë ai. Non grata bashke me krahun radikal nuk është këtu në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh marrin arratinë. Një kreshnik që i thotë shqiptarëve bashkohuni me mua për dinjitet, minimumi do thoshte se ky që kam në krah është me dinjitet apo jo. Rrezik është me shtetasin IM tani”, tha Rama.

Kujtojmë se PS ka prezantuar me herët gjatë diskutimit në komisionet parlamentare projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës komuniste duke vendosur kështu në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Njëkohësisht, sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar se sot do të ketë protestë kombëtare, ndërsa opozita ka dalë në mbështetje të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat