Rama: Non-gratat dhe I.M-të dridhen kur flitet për hapjen e dosjeve

Shqipëria

Rama: Non-gratat dhe I.M-të dridhen kur flitet për hapjen e dosjeve

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:09
Ilir Meta, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit theksoi se është mjaft e rëndësishme hapja e dosjeve, për t’i dhënë fund njëherë e mirë thashethemnajave që janë hapur në Shqipëri për shtetasin I.M, duke nënkuptuar ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të marrin vesh të vërtetën, pasi do të ishte e llahtarshme në rast se dyshimet do të sihin të vërteta dhe për 30 vite I.M-së së famshëm i ishin dhënë të gjitha postet e larta shtetërore.

“Komunizmi ka vdekur, ajo që jeton akoma është komunisti antikomunist, si frymë dhe si qasje. Këtu është shumë e thjeshtë hiqet një pengesë dhe të gjithë këtyre figurave shtetërore ju hapen dosjet të cilat janë mbajtur mbyllur me një çertifikatë pastërtie në kohën e SHIK-ut, i cili i ka mbuluar ata që i duheshin për të mbuluar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë ne këtu që të kujtojmë pse jemi këtu? Ne në këtë provës na solli shtetasi I.M, doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M a është I.M i atyre që ju shkon mendja për keq, apo dikush tjetër,. Shumë shpejt u kuptua që ka një pengesë për shtetasin I.M, të hapet gjithë kjo kategori dosjes dhe të lehtësohen të gjithë, dhe ku ta gjejmë të marrim një përgjigje lehtësuese, largqoftë të marrim vesh që shtetasin I.M për 30 vite e kemi mbajtur në piramidën shtetërore, deputet, ministër, kryeministër, president, largqoftë të jetë ai, u shpreh Rama.

Ndërkohë Rama ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se non-grata që bërtet sot për dinjitet, duhet të ishte i pari që të kërkonte hapjen e dosjeve, për të parë nëse personi që është në krahun e tij ka dinjitet ose jo.

Ndërsa shtoi se arsyeja pse asnjë nga të dy nuk është në sallë është tmerri që përjetojnë kur flitet për hapjen e dosjeve.

“Kështu që është shumë e thjeshtë kot e komplikojmë, prandaj kjo është një arsye për të parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E para se non-grata bashkë me krahun radikal anti juridik nuk është në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë se sa dëgjojnë hapjen e dosjeve nuk e përballojnë dot fare sepse kanë shumë arsye. E dyta si mund t’i thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet, kur vetë i shmangesh një ballafaqimi në lidhje me të vërtetën. Një kreshnik që ju thotë shqiptarëve bashkohuni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për fjalën dinjitet duhet të thotë ta marrim vesh sa më parë nëse ky që kam unë në krah është me dinjitet apo pa dinjitet, por ai është me shtetasin I.M tani me atë që thonë gojët e liga, unë them ishalla jo”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat