Paralajmëron Arjan Çani: Kryeministri është i shqetësuar, do e marrim vesh pak më vonë

Shqipëria

Paralajmëron Arjan Çani: Kryeministri është i shqetësuar, do e marrim vesh pak më vonë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 10:05
Arjan Çani

Deputetit Agron Shehaj i kanë mbyllur biznesin për 20 dite pa asnjë arsye dhe vetëm ditën e sotme, pasi e denoncoi këtë gjë në Parlament, u përgjigj kryeministri Edi Rama që pretendoi se biznesi i tij gjendet në godinë pa leje. 

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Rama është i shqetësuar kohët e fundit dhe se këto veprime që bën, do ti kthehen kundër. 

"Nuk mundesh dot si kryeministër të godasësh njësoj, si një personazh me perceptim negativ, ashtu edhe Agronin që ka perceptim pozitiv. Këtu humbet Rama.

Nga informacioni që kam, ai ka një shqetësim të madh. Do e marrim vesh pak më vonë.

Pyeta Agronin, a e ke menduar mirë, sepse mund ti humbasësh të gjitha? Nuk kemi të bëjmë me sistem me standarte këtu. Agroni vjen nga bota e biznesit. Ja bëra këtë pyetje. Kisha një parandjenjë që njerëz si Agroni do të sulmohen fort në këtë vend edhe pse është në disfavor të qeverisë.

Në këtë vend shumë njerëz janë dorëzuar dhe thonë nuk kemi çfarë bëjmë.

Por, ka edhe njerëz me ideale", tha Çani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat